
Gazetari, Visar Duriqi ka komentuar kritikat e emisarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, të cilin e quajti partner jo të besueshëm për SHBA-në.
Duriqi ka thënë se deklarimet e Grenellit duhet marrë seriozisht, ngaqë zëri i tij është zë i Shtëpisë së Bardhë.
“Besoj që duhet me u marrë seriozisht. Me Grenellin mujna mos me u pajtu me shumë sene, por zani i tij për momentin është zani i Shtëpisë së Bardhë”, ka thënë Duriqi.
I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.
Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se edhe republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin “për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin”. /Gazeta10/