Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Hamza: Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe!

Gazeta10
04 February 2025 - 20:12

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se partia e tij po merr përkrahje të madhe nga qytetarët në të gjitha qytetet e Kosovës.

Sipas Hamzës, përkrahja masive nëpër  tubime elektorale do të përkthehet në votë për PDK-në.

“Unë besoj që ky masivitet, kjo përkrahje do të përkthehet në votë për PDK-në”, ka thënë Hamza.

 Tutje, Hamza ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe.

“Njerëzit janë të gatshëm me pasë ndryshim, me pasë një qeverisje pragamatike dhe efikase, e cila merret me temat jetike të qytetarëve të Kosovës. Kosova ka nevojë për një ndryshim në qeverisje”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt teksa partitë politike veçse kanë shpërfaqur programet e tyre përgjatë fushatës elektorale. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.