
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i bindur se partia e tij do të marrë rezultate të mira në zgjedhjet e shkurtit.
“Unë jam i bindur se PDK do të ketë rezultat të mirë”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Hamza ka thënë se PDK është duke marrë përkrahje masive nga qytetarët e Kosovës.
“Kam pasur qindra tubime masive në Kosovë dhe diasporë dhe është e pashmangshme që kjo përkrahje masive me u përkthy në votë”, ka thënë Hamza.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt. /Gazeta10/