Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Smakiqi: “Qeveria ka kryer vepër penale me ndalimin e pagave për mësimdhënësit grevistë”

Gazeta10
04 October 2022 - 18:05

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin Info10 ka thënë se ndalja e pagave të mësimdhënësve është vepër penale dhe shkelje e të drejtave të njeriut, raporton Gazeta10.

“Mendoj se kjo është një gjendje shumë e rëndë dhe për shkak të opinionit që është kriju por edhe për shkak të krizës së madhe ekonomike është shkelje e të drejtave të njeriut gjithësesi por përbën edhe vepër penale nga ana e qeverisë”, tha Smakiqi.

Tutje ai shtoi se këto interepretime të bëra nga qeveria janë të pasakta në analogjinë juridike.

“Interpretimet që po i bënë qeveria aktuale janë edhe të pasakta edhe të pavërteta dhe në analogjinë juridike janë në kundërshtim me atë që ka vepru Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësor ku në kusht ka pasur të njëtën protest të punëtorëve dhe ata nuk e kanë ndalur pagat atyre që kanë protestuar”, tha ndër të tjera avokati./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.