Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Digjet një veturë në Gllamnik të Podujevës, dyshohet se një person vdiq brenda

Gazeta10
05 February 2025 - 14:39

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Gllamnik të Podujevës.

Një veturë e tipit Golf 7 është djegur atje.

Dyshohet se brenda kësaj veture ka vdekur edhe një person.

Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi.

“Po, është e vërtetë. Dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, tha Gashi.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek ky rast.

Gazeta ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me ngjarjen

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.