Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Haxhiu: VV nuk ka pasur nevojë që qytetarët t’i bartë me autobusë nga komunat e tjera

Gazeta10
05 February 2025 - 20:29

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po merr përkrahje të madhe nga qytetarët e Kosovës.

Haxhiu ka thënë se ajo çka e dallon Lëvizjen Vetëvendosje nga partitë e tjera politike është fakti që ata nuk kanë pasur nevojë të ftojnë qytetarë nga komunat e tjera, për të marrë pjesë në tubime të mëdha.

“Këtë fushatë e kemi nisur në Komunën e Gjakovës dhe kemi vazhduar në takime të tjera. Për mu është hera e parë që shoh kaq shumë entuziazëm tek qytetarët e Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë ka theksuar se LVV ka pasur takime në çdo cep të Kosovës.

“Gjatë këtyre ditëve kemi pasur takime nëpër lagje për lagje, fshat për fshat, qytet për qytet, cep më cep të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.