
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka komentuar tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, i cili u përcoll me fishkëllima dhe mjete pirotekenike.
Haxhiu ka hedhur dyshime se partitë politike mund të jenë të infiltruara në këtë incident.
“Skenderaj nuk është pronë e PDK-së. Natyrisht që unë besoj se ka infiltrime, duke pasur parsysh veprimet që u bënë në Skenderaj. Një tubim i një partie politike të gjuhet me vezë dhe fishekzjarre”, ka thënë Haxhiu.
Për më tepër, ministrja e Drejtësisë ka theksuar se partitë opozitare janë bashkuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje.
“Duhet me pasë parasysh që PDK-ja, LDK-ja, Lista Serbe, AAK-ja janë bërë të gjitha bashkë dhe janë pajtuar që asnjëra të mos ketë ndonjë ankesë ndaj njëra-tjetres. Të gjitha kundër VV-së”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta10/