Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kritikat e Grenellit ndaj Kurtit, Haxhiu: E shoh si qëndrim personal të tij!

Gazeta10
05 February 2025 - 21:16

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka komentuar kritikat e vazhdueshme të të dërguarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

Haxhiu ka thënë se deklarimet e Grenellit shpërfaqin qëndrimin e tij personal dhe jo atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sa i përket deklaratave të Grenellit janë qëndrim personal i tij që unë nuk dua as t’i komentoj më tepër”, ka thënë Haxhiu

Por megjithatë, ajo ka theksuar se raportet e Kosovës me SHBA-të gjithmonë do të jenë miqësore.

“Ne kemi raporte jo vetëm miqësore, por të shkëlqyera në secilin aspekt”, ka thënë Haxhiu.

I dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se edhe republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin “për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.