
Djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndarë postimin e emisarit për misione të veçanta, Richard Grenell, i cili ka hedhur kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
Analisti politik, Bleron Baraliu ka thënë se ky veprim shpërfaq mbështetjen e administratës Trump dhe se Grenell nuk po flet “krye në veti”.
“Për fat të keq militantët e Albinit të cilët janë në ethet e fushatës kanë filluar t’i përziejnë temat edhe nuk po e kuptojnë që politika është art i së mundshmes dhe jo biseda e pallavra të drejtësisë”, ka thënë Baraliu.
Baraliu ka theksuar se në administratën Trump tashmë ka një paradigmë të re.
“Me pretendu që në Shtëpinë e Bardhë s’ka ndodhë kurgja, që Grenell nuk është zyrtar i lartë i administratës amerikane, që raportet mes administratës amerikane janë të ftohura me z.Kurtin, kjo është ose deluzion ose naivitet”, ka thënë ai. /Gazeta10/