
Komentatorët politikë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun kanë përzgjedhur listën e top 10 kandidatëve për deputetë të secilës parti, duke i renditur sipas asaj që ata konsiderojnë si më të mundshmit për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Adrian Çollaku, Blerim Gashi, Fidan Rama, Shqipe Pantina kanë përzgjedhur Xhavit Ukaj si kandidat që duhet të votohet për Kuvendin e Kosovës.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Xhavit Ukajn, ngaqë siç thanë ata, ai është një afarist shumë i suksesshëm dhe njeri human që duhet të votohet nga qytetarët e Kosovës.
“Xhavit Ukaj në Prizren e njohin të gjithë. Është njeri human, afarist i suksesshëm dhe konsideroj që duhet të votohet”, ka thënë Çollaku.
“Xhavit Ukaj do të rikthehet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Rama.
“Xhavit Ukaj, një vlerë për LDK-në”, ka thënë Gashi.
“Xhavit Ukaj sepse paraqet politikanin popullor dhe është në gjendje gjithmonë me iu gjet zgjidhje njerëzve”, ka thënë Pantina. /Gazeta10/