Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fadil Aliu-Hertica përkrahet fuqishëm për në Kuvend

Gazeta10
06 February 2025 - 21:29

Komentatorët politikë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun kanë përzgjedhur listën e top 10 kandidatëve për deputetë të secilës parti, duke i renditur sipas asaj që ata konsiderojnë si më të mundshmit për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Krahas kandidatëve të tjerë, Blerim Gashi dhe Fidan Rama kanë vlerësuar se Fadil Aliu-Hertica duhet të votohet nga qytetarët e Kosovës, ngaqë siç thanë ata, ai është një nga figurat më të zëshme në fushatën e LDK-së.

“Fadil Aliu-Hertica është një nga figurat që e kam parë jashtëzakonisht të zëshëm në fushatë. E ka marrë shumë seriozisht këtë fushatë”, ka thënë Rama.

“I jashtëzakonshëm, mjaft i bindun në ata që po don me arritë. E shoh si një kombinim të mirë për të qenë zë përfaqësues në Kuvend”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.