
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, afaristi nga diaspora, Isak Neziri, ka thënë se ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme gjatë fushatës kudo në Kosovë.
Ai në emisionin “Politiko” ka thënë se ndihet jashtëzakonisht i privilegjuar dhe e sheh vetën si fitimtar në këtë rrugëtim.
“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme, unë e shohë vetën si fitimtar, për shkak se kudo që kam shku në Kosovë është një fushatë që më ka lënë përshtypje pozitive dhe ndihem jashtëzakonisht i kënaqur dhe i privilegjuar. Kjo ngrohtësia e qytetarëve që më ofrohet të them të drejtën unë e ndiej vetën fitimtar në këtë pjesë”, ka thënë Neziri. /Gazeta10/