
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri, ka thënë se misioni i tij, por edhe i shumë afaristëve që janë në mërgatë është që ta ndalin ikjen e rinisë nga Kosova.
Neziri në “Politiko” ka thënë se synojnë që përmes rrugëve ligjore ta rrisin eksportin në Kosovë, pasi sipas tij, rritja e eksportit ndikon në zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e vendit.
“Misioni im por edhe i shumë afaristëve të cilët janë në mërgatë është që vërtetë ne rinin ta ndalim në vend tonë, unë kam parë një potencial të jashtëzakonshëm kudo që kam shkuar në Drenas, Pejë, Gjakovë, Gjilan, kudo që kam vizituar biznese dhe misioni im është që vërtetë ne përmes iniciativave ligjore, rrugëve ligjore në këtë rast ta rrisim eksportin, nëse ne arrijmë ta rrisim eksportin ne kemi një ekonomi më të fortë dhe zhvillimi i vendit bëhet përmes ekonomisë”, ka thënë Neziri.
Tutje, Neziri ka treguar se kanë ndihmuar qindra studentë nga Kosova me punë sezonale në Gjermani si dhe kanë ndarë bursa për studentët në Kosovë. /Gazeta10/