
Komentatorët politikë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun kanë përzgjedhur listën e top 10 kandidatëve për deputetë të secilës parti, duke i renditur sipas asaj që ata konsiderojnë si më të mundshmit për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Blerim Gashi, Fidan Rama, Nexhmedin Spahiu kanë përzgjedhur Agim Bahtirin si kandidat për deputet, të cilët sipas tyre, qytetarët duhet ta votojnë për në Kuvendin e Kosovës.
Ndër të tjera, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Bahtiri e meriton votën e qytetarëve të Kosovës, teksa ka theksuar se ai nuk pretendon të jetë deputet, por ministër.
“Agimi kur e ka marrë Komunën e Mitrovicës ka qenë turbo 100%. Ka arritë me menaxhu komunën. Ka imponu autoritet”, ka thënë Spahiu.
Tutje, Rama dhe Gashi kanë vlerësuar gjithashtu se Bahtiri ka qenë dhe vazhdon të jetë figurë kyçe e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Z.Bahtiri është një nga figurat kyçe në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Rama.
“Bahtiri ka qëndru stoik dhe i përkthehet në votë qëndresa e tij politike në vijë të sigurt me Albin Kurtin dhe VV-në”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, analiza e komentatorëve politikë në emisionin “Politiko” ofron një pasqyrë interesante të kandidatëve për deputetë dhe mundësive të tyre për të fituar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke reflektuar faktorë të rëndësishëm të fushatës dhe angazhimit politik. /Gazeta10/