Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Paris: Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale

Gazeta10
07 February 2025 - 12:41

Ambasada e Francës në Kosovë, njofton se në Paris, nga 6 deri më 11 shkurt 2025 do të mbahet samiti për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), ku e pranishme do të jetë edhe Kosova.

Ky samit do të mbledhë udhëheqës të shteteve dhe qeverive, afaristë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, shkencëtarë dhe artistë rreth çështjeve që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale, njofton kjo ambasadë.

“Nga 6 deri më 11 shkurt 2025, në Paris, Franca do të jetë nikoqire e samitit për veprim mbi inteligjencën artificiale (AI), i cili do të mbledhë udhëheqës të shteteve dhe qeverive, afaristë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, shkencëtarë dhe artistë rreth çështjeve që lidhen me zhvillimin e inteligjencës artificiale. Kosova po ashtu do të përfaqësohet ne këtë samit” thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.