Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shala i bindur: PDK drejt fitores me Bedri Hamzën si kryeministër

Gazeta10
08 February 2025 - 20:44

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala është shprehur i bindur në fitoren e partisë së tij.

Shala ka theksuar se tubimi në kryeqytet veçse ua ka pasqyruar fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Pjesëmarrje me dhjetëra e mijëra simpatizantëve dhe pjesëtarëve të tjerë në niveleve të ndryshme nga mbarë Kosova, të cilët ishin përkrahës të programit të Partisë Demokratike të Kosovës, e që na fuqizon fitoren tonë që ne e presim”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Shala ka thënë se fushata e PDK-së  ka qenë e moderuar dhe e kulturuar, të cilës theksoi se i prin Bedri Hamza si kryeministër. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.