
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se PDK e ka një program dhe ekip të organizuar mirë.
Ai ka theksuar se vota e PDK-së është masovizuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në mërgatë.
“PDK ka pasur ekip të organizuar mirë i cili ka punuar për të sensibilizuar dhe masovizuar idenë dhe programin e PDK-së në mërgatë”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Shala ka thënë se PDK pritet të prijë me mbi 30% në këto zgjedhje.
“Ne pretendojmë të kemi mbi 30%”, ka thënë Shala. /Gazeta10/