
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka akuzuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin për prishje të raporteve me aleatët ndërkombëtarë.
Shala ka thënë se qeveria Kurti i ka prishur raportet edhe me shtetin amë.
“Asnjëherë nuk kanë qenë raportet më të këqija në historinë e ndërtimit të shtetit të Kosovës, jo vetëm me SHBA-të por me të gjithë globin demokratik perëndimor, por edhe shtetin amë”, ka thënë Shala.
Shala kritika pati edhe për sanksionet e vendosura ndaj Kosovës.
“Po këto shtete që sot na kanë vu sanksione, dikur e kanë njoftë me minuta shtetin e pavarur të Kosovës. Dhe ne sot të jemi kaq përbuzës, kaq mosmirënjohës, kaq sjellje johumane civilizuese. Këtë nuk mund ta kuptojë PDK”, ka thënë Shala. /Gazeta10/