
Profesori dhe njëherësh komentatori politik, Nexhmedin Spahiu ka folur për rezultatet e mundshme të partive politike në zgjedhjet e shkurtit.
Spahiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të prijë më 9 shkurt.
“Vetëvendosje mbi 40%”, ka thënë Spahiu.
Për partitë e tjera, Spahiu ka shprehur pritshmëri të tjera.
“PDK, LDK diku rrotull rreth 20%. AAK rreth 10%”, ka thënë ai. /Gazeta10/