
Ministri i Bujqësisë dhe tashmë kandidati për deputet, Faton Peci në “Politiko”është pyetur për tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Por megjithatë, Peci ka thënë se nuk i ka parë këto tubime.
“Për hir të korrektisisë, unë i kam parë hiç tubimet. Kam qenë në aktivitete dhe mezi arrita me ardhë këtu në studio”, ka deklaruar Peci.
Tutje, ai ka theksuar se rezultati zgjedhor nuk përcaktohet nga numri i pjesëmarrësve.
“Nuk përcaktohet rezultati zgjedhor nga numri i pjesëmarrësve që mund të jenë në një shesh ose palestër. Palestrat e Kosovës maksimalisht i zënë rreth 3000 vende ose ulëse”, ka thënë ai. /Gazeta10/