
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është shprehur i bindur në fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se Peci do t’i ketë 70 mijë vota në zgjedhjet e shkurtit.
“70 mijë vota do të jenë për Lëvizjen Vetëvendosjen. Pjesa tjetër do të jetë për partitë e tjera politike. Ky është opsioni pesimist për ne dhe shumë optimist për pjesë pjesen tjetër të partive politike”, ka thënë Peci.
Peci ka theksuar se rezultatin final e pret me 53%, pasi të numërohen edhe votat e diasporës.
“53% e pres rezultatin final. Vë bast se ky do të jetë rezultati final pas numërimit të votave të diasporës që vie me postë”, ka thënë ai. /Gazeta10/