
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka komentuar kritikat e vazhdueshme të emisarit për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, si dhe shpërndarjen e një postimi të tillë nga djali i presidentit amerikan, Donad Trump Jr.
Peci ka thënë se raportet me SHBA-të nuk mund të vlerësohen mbi bazën e një individi, duke iu referuar Richard Grenell.
“Çështja është që raporti me SHBA-të nuk mund të vlerësohen mbi bazën e një individi pavarësisht fuqisë që mund ta ketë. Mendoj që kjo është ma e gjanë”, ka thënë Peci.
Peci ka theksuar se gjatë qeverisjes Kurti ka pasur projekte të mëdha bashkëpunimi me SHBA-të.
“Nuk e di çka e ka quajtur ai. Por raporti është se gjatë kësaj qeverisje ka ardhur projekti më i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit nga SHBA-të”, ka thënë ai. /Gazeta10/