Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për sot, stabil dhe me diell

Gazeta10
09 February 2025 - 7:20

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat në mëngjes pritet të zbresin nga -3 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës rritej e tyre nga 6 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Dielen pritet të mbajë mot stabil dhe kryesisht me diell. Pas një mëngjesi të ftohtë, vende-vende me acar, dita vijon stabile dhe me diell.

Ditë me diell dhe stabile me temperatura të ngjashme do të jetë edhe dita e Hënë, ndërsa nga e marta ndryshim gradual i motit. Do të kemi shtim gradual të vranësirave dhe vende-vende me reshje ose riga lokale shiu e fjolla bore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.