Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jasharaj për videon e VV-së: Krenari të jem krah çlirimtarëve (Video)

Gazeta10
05 October 2022 - 1:16

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nuk e sheh ofenduese videon të cilën e publikoi Lëvizja Vetëvendosje një ditë më parë ku renditi ish-partitë që kanë qeverisur dhe sindikatat, përfshirë Jasharajn, si shkatërrues të shtetit.

Jasharaj në Interaktiv ka thënë të martën se e ka për nder të jetë në një video bashkë me ish-luftëtarë të Kosovës. Ka deklaruar se kërcënime e shantazhe i janë bërë nga njerëz të afërt me Qeverinë atij dhe sindikatës, por se nuk janë prekur asnjëherë.

Sipas tij, video të tilla janë lojë e partisë në pushtet.

“S’kam çfarë të prisja, sepse VV jo vetëm tash, por njerëzit shumë të afërt me qeverinë kanë bërë fyerje, ofendime e shantazhe e kërcënime dhe ua lë në fytyrë atyre. Një pjesë e tyre do jenë personazhe në gjykatë, për njërin prej tyre vetëm ka filluar lënda për fyerjen që ka bërë. Duke pa që në video janë emra që kanë qenë në ballë të luftës, unë nuk ndihem i ofenduar pavarësisht konotacionit që paraqesin në video. Me çlirimtarët e Kosovës që janë në Hagë, me njerëz eminentë dhe kanë marrë pjesë në aktet finale të shtetit tonë, nuk ndihem i ofenduar. Edhe pse VV-ja e ka bërë me qëllime më negative, nuk ndihem i fyer. Me Rexhep Selimin, te jesh me komandantët e luftës, për mua është krenari. Cili është qëllimi i tyre, ua lë në fytyrën e tyre. Videot e tilla janë asgjë tjetër vetëm një lojë e dobët e tyre”, tha ai./Gazeta10 & KTV

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.