
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka sqaruar mundësitë që Lëvizja Vetëvendosje t’i ketë 50 deputetë.
Cakolli ka theksuar se nëse Lëvizja Vetëvendosje merr 60% të votave të diasporës maksimalisht mund të shkojë në 49 deputetë.
Tutje, ai ka deklaruar se votat e panumëruara mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor.
“Në bazë të rezultatit preliminar, LVV do t’i ketë 47 deputetë. Me rezultatet aktuale nuk mund të rritet më shumë, por me afërsisht 100 mijë vota sa janë ende në kalkulim përfshirja në 82 mijë vota të diasporës, prej të cilave 37 mijë janë vota me post dhe 15 mijë në konsulata dhe ambasada dhe 12-13 vota me kusht. Të njëjtat kanë potencial për ta ndryshuar rezultatin”, ka thënë Cakolli.
Me 60% të votës së diasporës për VV-në, Cakolli ka theksuar se nëse LDK do të ketë një përformancë më të mirë ekziston mundësia që LDK t’i ketë 20 deputetë ndërsa PDK vetëm 23 deputetë. /Gazeta10/