Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kraki i bindur: Qeveria Kurti do të bëhet pa PDK-në dhe LDK-në, AAK e përjashtoi veten!

Gazeta10
11 February 2025 - 22:07

Kandidati për deputet, Nezir Kraki është shprehur i bindur se qeveria Kurti tre do të bëhet e vetme, pa mbështetjen e partive opozitare.

Kraki ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka theksuar se e ka përjashtuar veten nga çdo bashkëpunim i mundshëm.

“Unë mendoj që koalicion nuk ka nevojë të ketë, por bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha partitë. Pa PDK, pa LDK ndërsa AAK e ka përjashtu veten nga ndonjë bashkëpunim i mundshëm jashtë koalicionit”, ka thënë Kraki. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.