Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Punimet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali në fazën finale

Gazeta10
12 February 2025 - 15:56

“Po vazhdojnë të zhvillohen punimet për instalimin e ndriçuesve “Flood Lights” në stadiumin kryesor të Kampit Nacional në Hajvali. Po ashtu, është duke u punuar me intensitet të lartë për ndërtimin e tribunave veriore dhe jugore, projekt ky i financuar nga FIFA Forward dhe UEFA HatTrick”, ky është njoftimi që Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar sot në lidhje me punimet në Kampin Nacional në Hajvali.

Kampi Nacional është një nga projektet më të mëdha që FFK po realizon gjatë këtyre viteve. Ky kamp po shfrytëzohet për ngjarje dhe organizime të ndryshme, duke përfshirë edukimin e trajnerëve, zhvillimin e programeve në bashkëpunim me UEFA dhe FIFA, siç janë Grassroots, TDS, Ëomen’s Development, Elite Youth, Futbolli në Shkolla dhe Futbolli për Shkolla.

Rritja dhe përmirësimi i infrastrukturës është hapi më i rëndësishëm strategjik i FFK-së për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.