Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani niset për në Turqi, nesër kërkon fitoren në Ligën e Konferencës

Gazeta10
05 October 2022 - 9:33

Kampioni i Kosovës, Ballkani është nisur sot drejt Turqisë, ku nesër do ta zhvillojë ndeshjen e tretë të këtij edicioni të Ligës së Konferencës.

Nesër me fillim nga ora 18:45 Ballkani do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës turke, Sivasspor, raporton Gazeta10.

Suharekasit do ta kërkojnë me çdo kusht fitoren e parë të këtij sezoni në këtë garë, pas humbjes ndaj Slavia Pragues dhe barazimit me CFR Clujin.

Momentalisht, Ballkani zë vendin e tretë në Grupin G me vetëm një pikë të arkëtuar, krahas kundërshtarit të nesërm, Sivassporit, që renditet në vendin e dytë me katër pikë të tubuara./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.