Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Skifterat reagojnë ashpër ndaj Gjilanit: Mjaft më me eksperimente me klubin tonë, dështim total

Gazeta10
13 February 2025 - 13:41

Skuadra e Gjilanit dje është eliminuar nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht nga ekipi i Ligës së Parë, Vëllaznimi me rezultatin 2-0.

E tifozët e klubit gjilanas, duket se janë ngopur me këto rezultate negative nga skuadra e tyre. Me anë të një komunikate, Skifterat thonë se nuk do të rrinë në heshtje për këtë situatë – teksa kërkojnë reagim të menjëhershëm, shkruan GazetaBlic Sport.

 

Ja postimi i Skifterave:

“SKIFTERA, KOHA PËR TË FOLUR!

 

E patolerueshme! E papranueshme! E pafalshme!

Me një organizim shembullor, me përgatitje të kryera me kohë, me një klub që po vendos standarde në futbollin kosovar, ne eliminohemi nga Kupa e Kosovës nga një skuadër e një rangu më poshtë në ligë! Dhe nga kush? Nga një ekip që nuk ka bërë as fazë përgatitore, që sjell 6 lojtarë të rinj para ndeshjes dhe me një trajner të sapoardhur para dy javësh!

 

Mjaft më me eksperimente me klubin tonë! Gjilani nuk është fushë prove! Kjo nuk është thjesht një humbje, kjo është një dështim total!

Skifterat nuk do të rrinë në heshtje! Dashuria për këtë klub është e pakushtëzuar, por as durimi nuk është i pafund. Kjo që po ndodh nuk ka justifikim dhe këtë herë nuk do ta mbyllim njërin sy!

Koha për reagim është TANI!”, shkruhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.