Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Spahiu: PDK ka interes me ba koalicion me VV-në, por Kurti mund të mbetet pa parti

Gazeta10
13 February 2025 - 22:10

 Profesori dhe njëherësh analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës ka interes të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por që kjo e fundit nuk e ka këtë vullnet.

“PDK ka shumë interes me pasë në koalicion VV, por VV nuk ka interes me pasë në koalicion PDK-në”, ka thënë Spahiu.

Spahiu është shprehur i bindur se ky koalicion do ta dëmtonte Lëvizjen Vetëvendosjen.

“Unë mendoj që nëse PDK dhe VV bajnë koalicion, PDK e grin VV-në domethënë Albin Kurti mbetet pa parti”, ka thënë ai. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.