Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qentë endacakë në oborrin e shkollës në Prishtinë

Gazeta10
05 October 2022 - 14:28

Raporti: Val Ajazi/Kanal10

Pavarësisht planeve të komunës së Prishtinës, prania e qenve endacakë vazhdon të jetë shqetësim për banorët e kryeqytetit. Madje, ata shpesh shihen edhe në oborre të shkollave, ku mësojnë nxënësit e niveleve më të ulëta, duke përbër rrezik për ta. Pamje të tilla janë parë edhe gjatë së martës, në një nga shkollat e kryeqytetit, për çka janë ankuar nxënësit dhe prindërit, shkruan Kanal10.

Gëzimi nga fillimi i mësimit për nxënësit e shkollës fillore “Pavarësia” në kryeqytet, u është kthyer në shqetësim e frikë.

Një ditë kur shkollat hapen dyert pas pezullimit të grevës, oborri i kësaj shkolle është mbushur me qen endacakë.

Nxënësit janë shprehur të frikësuar nga prania e tyre në afërësi të shkollës, duke thënë se disa herë janë detyruar të kthehen në shtëpi.

Prindërit kanë thënë s epo detyrohen vazhdimisht t’i përcjellin fëmijët e tyre për në shkollë, si pasojë e numrit të madh të qenve endacakë.

Drejtues të shkollës nuk kanë pranuar të flasin, duke thënë se një problem i tillë është i vazhdueshëm.

Ndërkohë, nga komuna e Prishtinës, kanë thënë se janë në dijeni të pranisë së madhe të qenve endacakë, por që po bëjnë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për trajtimin e tyre.

Nga kjo komunë kanë thënë se kanë vendosur edhe çipa për t’i mbajtur në vëzhgim, por që numri i tyre po rritet, pasi që po sjellin edhe nga qytetet e tjera.

Nga sulmet e qenve endacakë disa herë e kanë pësuar qytetarët e Prishtinës, por edhe të komunave të tjera, ku në mesin e tyre shpesh kanë qenë edhe fëmijë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.