Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Veliaj uron 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës

Gazeta10
17 February 2025 - 16:40

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga paraburgimi Kosovën për 17 vjetorin e pavarësisë.

Urimin e ka bërë përmes fotografive me ish-Presidentin Hashim Thaçi, këngëtaret kosovare me famë botërore, Dua Lipa e Rita Ora, këngëtaren e ndjerë Nexhmije Pagarusha e veprimtarin e ndjerë, Adem Demaçi.

Veliaj ka thënë se kjo është një ditë krenarie për sakrificat e së shkuarës dhe ditët më të ndritura që Kosova i ka përpara.

“Përqafime vëllazërore dhe urime të përzemërta për këtë ditë historike!”, ka shkruar Veliaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.