Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Proteston fort gazetari nga Maqedonia: Ne nuk jemi pakicë!

Gazeta10
17 February 2025 - 23:42

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Blerim Hyseni ka reaguar ndaj komentatorëve politikë, Nexhmedin Spahiut dhe Halil Matoshit, të cilët thanë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut konsiderohen pakicë.

Hyseni ka thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë pakicë, teksa ka theksuar se emërtimi i tillë është nënçmim për ta.

“Shqiptarëve në Maqedoni t’u thuash pakicë e konsiderojnë nënçmim”, ka thënë Hyseni.

Megjithatë, Matoshi sërish është shprehur i bindur se shqiptarët atje janë pakicë bazuar në aspektin juridik.

“Me ato postulata nuk diskutohet në debat. Shiko kushtetutën”, ka reaguar Matoshi.

“Nuk janë pakicë. Shiko edhe kushtetutën. Qytetarët që jetojnë në kufij të shtetit dhe janë pjesë e popullit shqiptar. Nuk shkruan që janë pakicë”, ka thënë gazetari Kushtrim Sadiku. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.