
Pas hetimeve disa mujore nga ana e Doganës dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për mashtrime me taksa doganore, raporton Gazeta10.
I dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 500 mijë euro.
“Personi i dyshuar është arrestuar pasi ngarkohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore, prandaj edhe ngarkohet me: Falsifikim i Dokumenteve, Mashtrim, dhe Shmangie nga Taksat e Detyrueshme Doganore” thuhet në njoftim.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative nga Dogana e Kosovës është arritur të rikuperohet shumica e dëmit të shkaktuar duke arritur të sigurohen taksat doganore./Gazeta10.