Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Xabi Alonso do të bëhet trajner i ardhshëm i Bayer Leverkusen

Gazeta10
05 October 2022 - 16:29

Në Spanjë e bëjnë të sigurt, ish futbollisti i Real Madridit Xabi Alonso do marrë drejtimin e skuadrës së njohur gjermane Bayer Leverkusen.

Leverkusen nuk po kalon një periudhë të mirë në kampionat dhe të njëjtën gjë e tregoi dhe disfata 2-0 përballë Portos në Ligën e Kampionëve.

Kështu në Gjermani janë të sigurt se trajneri zviceran, Gerardo Soane, i ka orët e numëruara te “Aspirinat” dhe pritet të shkarkohet shumë shpejt.

“Marca” nga ana tjetër, thekson se trajneri i ri i Leverkusen do të jetë ish-mesfushori i Liverpool, Realit dhe Bayern Munich, Xabi Alonso.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën në 2010 është gati për të marrë drejtimin e një skuadre profesioniste, pas tre viteve të kaluara me Real Sociedad B.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.