
Barcelona dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për kalimini e sulmuesit Antoine Griezmann te madrilienët në mënyrë permanente, shkruan Gazeta10.
Griezmann sezonin e kaluar u huazua për dy vite te Atletico, porn ë fund të këtij sezoni ai do të jetë edhe zyrtarisht lojtar i “Los Colchoneros”.
Për shërbimet e sulmuesit francez, Atletico do t’i paguajë Barcelonës rreth 20 milionë euro.
Griezmann gjatë gjithë këtij sezoni kishte pasur minutazh të kufizuar te Atletico, ku pothuajse në të gjitha ndeshjet ishte inkuadruar në lojë pas minutës së 60-të.
Në huazimin e sulmuesit kishte një klauzolë që nëse Griezmann luan më shumë se 60% të minutave gjatë gjithë sezonës, Atletico do të ishin të obliguar t’a blenin kartonin e tij.
Por së fundmi 31-vjeçari është aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjet nga Real Madridit dhe Club Brugge.
Aktivizimi në këto dy ndeshje lë të kuptohet se të dyja palët kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit francez.
Griezmann këtë sezon me Atleticon ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në shtatë ndeshje. /Gazeta10/