
Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë Halil Matoshit dhe Xhavit Drenorit lidhur me procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.
Drenori ka thënë se në të kaluarën procesi i numërimit të votave është përcjellë me shumë parregullsi.
“Numërimi i votave me kamera ka ndiku që rezultati me kanë real”, ka thënë Drenori.
Por megjithatë me një opinion të tillë nuk është pajtuar Matoshi, i cili në debat e sipër nuk ka kursyer ironitë.
“Po pse ne themi që i kemi zgjedhjet më të mira në rajon. I bjen kjo non sense me thanë”, ka thënë Matoshi.
“Listat e kandidatatëve janë ba deformime në të kalumen, po shyqyr qetashti..”, ka thënë Drenori.
“A në të kalumen, po. Treni bullgar”, ka thënë me ironi Matoshi. /Gazeta10/