
Gazetari, Halil Matoshi ka kritikuar deklarimin e kandidatit për deputet, Luan Gacaferit, i cili në një postim në facebook ironizoi me gjendjen shëndetësore të ish-presidentit, Hashim Thaçit.
Matoshi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të distancohet nga një deklarim i tillë.
“Problemi është deri në minutën kur nuk distancohen nga fjala e tillë. Ky është mendim i LVV-së.
Por megjithatë, ai është kundërshtuar nga Gashi, teksa Matoshi ka thënë se Dejona Mihali po i shtyp si morrat votuesit dhe përkrahësit e VV-së.
“Jo bre Halil. Nuk është”, ka thënë Gashi.
“ Ju ka shti në grusht. Po ju shtryp si morra”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/