Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E ardhmja e Lionel Messit vendosët pas kampionatit botëror të Katarit

Gazeta10
05 October 2022 - 17:59

Lionel Messi e ka filluar shumë mirë sezonin e dytë me PSG-në. 35-vjeçari numëron 7 gola dhe 8 asiste në të gjithë kompeticionet dhe po i rikthehet gradualisht formës së tij më të mirë.

Te Barcelona ëndërrojnë rikthimin e tij në “Camp Nou”, trajneri Xavi i bëri një ftesë publike që të luajë përsëri me ekipin e zemrës, por te PSG nuk po qëndrojnë inaktivë në lidhje me të ardhmen e “pleshtit”.

Drejtuesit e kampionëve të Francës po përgatitin rinovimin me shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”, duke i dhuruar një kontratë 1+1.

Barcelona i mungon, por Messi po kalon shumë mirë në kryeqytetin francez dhe rinovimi i kontratës mbetet një mundësi konkrete.

Gjithsesi, palët kanë vendosur të ulen për të biseduar mes tyre pas përfundimit të Kupës së Botës Katar 2022, me kapitenin e Argjentinës që do ketë ide më të qarta rreth së ardhmes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.