
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj një video-montazhe të publikuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, për kryeredaktorin e T7, Arsim Lani dhe drejtorin e këtij mediumi, Leonard Kërquki.
AGK-ja ka dënuar këtë veprim të deputetit, teksa i ka bërë thirrje deputetët dhe anëtarët e tjerë të Vetëvendosjes, që të mos përdorin fuqinë e tyre të pushtetit për të sulmuar mediet dhe gazetarët.
“AGK-ja konsideron se një video-montazh e tillë e publikuar nga një deputet dhe e shpërndarë nga dhjetëra pjesëtarë të VV-së, është thirrje për linçim të dy gazetarëve dhe mediumeve në fjalë, dhe paraqet rrezik direkt për sigurinë e tyre.
Për të satën herë, AGK-ja fton deputetët dhe anëtarët e tjerë të Vetëvendosjes, që të mos përdorin fuqinë e tyre të pushtetit për të sulmuar mediet dhe gazetarët, në mënyrë që ata ta kryejnë punën e vet të papenguar, dhe pa presionin e vazhdueshëm të këtij pushteti.”, thuhet në reagim./Gazeta10