Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shkollat mirëpresin zëvendësimin e orëve të humbura, kundërshtohet nga SBASHK-u

Gazeta10
05 October 2022 - 20:11

Si pasojë e grevës së mësimdhënësve të mbajtur gjatë muajit shtator, nxënësit do të detyrohen që orët e humbura mësimore t’i zëvendësojnë gjatë ditës së shtunë. Vendimi i Ministrisë së Arsimit për plotësim-ndryshimin e vitit kalendarik është mirëpritur nga shkollat, por jo edhe nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton Kanal10.


Raporti Gresa Bardhecaj, Kamera Deurit Shaljani
.

Orët e humbura mësimore si pasojë e grevës së mësimdhënësve, nxënësit do t’ i zëvendësojnë të shtunave.

Tetë nga 22 ditët e humbura mësimore do të zëvendësohen në muajin tetor, nëntor, dhjetor dhe janar.

Sipas rishikimit të kalendarit të vitit shkollor nga Ministria e Arsimit, gjysmëvjetori i parë do të përfundoj më 27 janar, ndërsa gjysmë vjetori i dytë do të fillojë më 6 shkurt.

Kurse gjatë kësaj periudhe nxënësit do të jenë në pushim dimëror. Ndërkaq, pushim pranveror nuk do të ketë fare dhe gjatë kësaj kohe do të zëvendësohen orët e humbura nga greva.

Por, ky vendim nuk është mirëpritur nga SBASHK-u.

Megjithatë, shkollat janë të gatshme që edhe të shtunën t’i hapin dyert për të mbajtur procesin mësimor.

Remzije Racaj, drejtoreshë në shkollën “Iliria” në Prishtinë, ka thënë se edhe pse do të jetë ngarkesë, do të mundohen të organizojnë në mënyrën më të mirë procesin mësimor.

Sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja çdo orë e humbur në një mënyrë ose tjetër do të duhej të zëvendësohej.

Për shkollat që mësimin e kanë filluar më 1 shtator nuk vlen ky plotësim ndryshim i vitit kalendarik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.