Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lille kërkon 40 milionë euro për Edon Zhegrovën

Gazeta10
24 February 2025 - 15:47

Skuadra franceze Lille raportohet tashmë se i ka vendosur çmimin e kartonit yllit kosovar Edon Zhegrova.

Tash e disa muaj, Zhegrova është përfolur për një largim të mundshëm nga Franca në kërkim të aventurave të reja.

Ai ka kontratë me Lille deri në fund të sezonit dhe tashmë vet lojtari ka konfirmuar se i ka bërë me dije drejtuesve të klubit që nuk do të rinovojë.

 

Tani sipas një raportimi nga ‘TuttoJuve’, Lille po kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë Zhegrovën.

25-vjeçari këtë sezon numëron 21 paraqitje për Lille në të gjitha garat, ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime.

Megjithatë, një lëndim i pësuar në dhjetor të vitit të kaluar ia ka pamundësuar atij që të paraqitet këtë vit dhe nuk pritet që të kthehet në fushë edhe për disa javë.

Verën që lamë pas për Zhegrovën nuk munguan ofertat, ku pati interesim nga disa skuadra të njohura evropiane, sidomos nga ato prej Serie A.

Napoli dhe Juventusi besohet se ishin dy skuadrat më serioze në garën për shërbimet e Zhegrovës, por informacione kishin kërkuar edhe Roma, Leipzig dhe Borussia Dortmund.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.