Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Thibaut Courtois e konfirmon se do të rikthehet në kombëtaren belge

Gazeta10
25 February 2025 - 15:35

Portieri Thibaut Courtois është sërish në dispozicion për kombëtaren e Belgjikës, nëse trajnerët vendosin të mbështeten tek ai dhe mund të përfshihet në listën për ndeshjet e marsit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë portieri përmes një prononcimi në një podcast në internet.

Courtois nuk pranoi të luante nën drejtimin e trajnerit të mëparshëm Domenico Tedesco, por tani që Tedesco është shkarkuar, rruga për rikthimin e portierit të Real Madridit në kombëtare është e hapur.

“Më ka munguar ekipi kombëtar, por tani jam gati të kthehem”, tha Courtois në një podcast të udhëhequr nga ish-lojtari i Anglisë, Rio Ferdinand.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.