Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas miratimit të linjës telefonike emergjente, Haxhiu thotë se viktimat do marrin ndihmë të menjëhershme

Gazeta10
26 February 2025 - 10:39

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të rëndësishëm Projekt-udhëzimin Administrativ për Linjën Telefonike Emergjente për Viktimat e Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Baza Gjinore.

Pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, Haxhiu në konferencën për media ka thënë se viktimat kanë nevojë për reagim të shpejtë dhe efikas të institucioneve të shtetit dhe tha se linja telefonike emergjente ofron “ndihmë të menjëhershme në situata emergjente”.

“Linja emergjente, të specializuar që ofron mbështetje të menjëhershme, të qasshme, të sigurt, konfidenciale për viktimat e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës në baza gjinore. Linja telefonike emergjente shërben si pikë kontakti ndërlidhëse në nivel qendror dhe ofron mundësinë që viktimat dhe qytetarët që rastet e ndërlidhura me dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën me bazë gjinore”, u shpreh Haxhiu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.