Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Stresi i hyn politikës? Njofton anëtarësimin në këtë parti

Gazeta10
26 February 2025 - 11:48

Simpatinë për Sali Berishën, reperi Stresi nuk e ka fshehur asnjëherë.

Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”, publikisht disa herë ka bërë thirrje për t’u përkrahur Partia Demokratike e Sali Berishës.

Tashmë, ai ka marrë edhe kartën e anëtarësisë me nënshkrimin e Sali Berishës.

Stresi ka publikuar në Instagram kartën me emrin e tij, duke i vendosur dy gishtërinjtë, simbol të partisë.

Mbetet të shihet nëse “Stresi” do të ketë ndonjë rol në parti, apo thjesht është anëtarësuar për hir të simpatisë së tij për këtë subjekt politik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
10plus
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.