Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dënimi i Dodikut, Vuçiqi mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Gazeta10
26 February 2025 - 15:39

Në Serbi për sot është caktuar një seancë urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Seanca është caktuar për në ora 17:00 me propozim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili do ta drejtojë atë.

Kjo seancë vjen në ditën kur presidenti i Republikës Sërpska u dënua me një vit burgim për për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Përpos kësaj, Dodikut i është ndaluar ushtrimi i detyrës politike për gjashtë vjet./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.