Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani diskuton për themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale

Gazeta10
27 February 2025 - 11:31

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile për të diskutuar themelimin e Komisionit Presidencial për Drejtësinë Tranzicionale.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet se procesi i funksionalizimit të këtij komisioni do të vazhdojë në javët në vijim.

“Themelimi i këtij komisioni rrjedh nga Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale e Republikës së Kosovës, ndërsa procesi i funksionalizimit të tij do të vazhdojë në javët në vijim, në bashkëpunim me organizatat përfaqësuese të viktimave të luftës në Kosovë, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, shtohet se Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin e organizatave joqeveritare në proceset që lidhen me drejtësinë tranzicionale dhe falënderoi të pranishmit për gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë proces./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.