
Eksperti i sigurisë, Avni Islami ka reaguar pas arrestimit të Jelena Gjukanoviq, e dyshuar për spiunazh në BIA.
Për të, edhe kjo nuk është befasi pasi edhe në të kaluarën persona të dyshimtë organizonin e spiunonin brenda Kosovës.
“Vitin e kaluar u arrestuan dy të dyshuar për spiunazh, të dy ndaras e kishin organizuar aksione terroriste dhe tjetri do përpiqej që krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i vendoste në pozitë të keqe, dhe ta njolloste në përgjithësi. Fatbardhësisht duke iu referuar institucione të sigurisë së Kosovës, ata u zënë“, tha ai në “Raport”.
Sipas tij, ndaj personave të tillë duhet ndërmarrë masa duke mos përjashtuar as edhe dëbimin e tyre nga vendi.
“Pata paralajmëruar se nuk janë vetëm, mund të ketë edhe të tjerë që operojnë brenda territorit të Kosovës, madje edhe agjentë të rekrutuar nga BIA serbe. Edhe kjo nuk është lajm, nuk është befasi pres që në vazhdimësi të zbulohen ose edhe të dëbohen nëse nuk janë shtetas të Kosovës“. /Gazeta10