Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial prezanton artisten Lee Bul, në Kosovë vjen me “Willing to be Vulnerable”

Gazeta10
06 October 2022 - 12:45

Manifesta Biennial ka prezantuar artisten nga Korea, Lee Bul, e cila në Kosovë ka ardhur me punimin “Willing to be Vulnerable”, raporton Gazeta10.

Manifesta14 shkruan edhe për atë se çfarë synojnë punimet e Bul.

Në kuadër të Manifesta Biennial në Kosovë, Bul, paraqitet me “Willing to be Vulnerable” dhe ky aktivitet artistik gjendet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Lee Bul është një ndër artistët bashkëkohorë më në zë nga Korea, e cila krijon punë të cilat pasqyrojnë hulumtimet e saj filozofike të historisë kulturore të shekullit XX.

Duke eksploruar çështje që variojnë nga rolet gjinore shoqërore dhe perceptimi i dështuar i idealizmit tek lidhjet mes njerëzve dhe teknologjisë, ajo prodhon punë ndërzhanrore të rrënjosura në teorinë kritike, në historinë e artit dhe tema nga fantashkenca.

Lee Bul na fton të reflektojmë mbi atë që mund të shpëtojmë nga ëndrrat e të kaluarës dhe çka mund të sjellë kjo për të ardhmen. Willing to be Vulnerable” paraqitet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Willing to Be Vulnerable – Metalized Balloon V4, 2015/2020, © Lee Bul. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.