Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ballkani e kërkon sonte fitoren e parë në grupe ndaj Sivassporit në Turqi

Gazeta10
06 October 2022 - 13:03

Ballkani do ta zhvillojë sonte një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kombeve.

Kampioni kosovar ndodhet në Turqi kun pritet të luaj me Sivassporin, në kuadër të fazës së grupeve të kësaj gare.

Trajneri Ilir Daja ka thënë se Ballkani po mundohet të bëjë përvojë sa më të mirë në daljen e tij të parë në Evropë, ku tashmë veçse e ka shkruar historinë.

“Duke u nisur nga fakti se për ne është eksperienca e parë. Ballkani merr pjesë për herë të parë në Evropë. Kundërshtarët kanë qenë mjaft të fortë. Kemi bërë lojëra të mira. Synimi i Ballkanit është të bëjmë një eksperiencë të mirë. Në këtë moment është e rëndësishme të paraqitemi sa më mirë, ta përfaqësojmë edhe Kosovën në mënyrën më të mire” ka thënë ai.

Pas një humbjeje dhe një barazimi, skuadra nga Suhareka do ta kërkojë fitoren e parë në këtë garë sonte, në xhiron e tretë të Grupit G.

Paraprakisht, Ballkani kishte barazuar 1:1 me CFR Cluj në shtëpi dhe kishte humbur 2:3 nga Slavia Praga. Ndeshja ndërmjet Sivassporit dhe Ballkanit do të fillojë në orën 18:45!/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.